Lula Ann Gillespie-Miller, e cila tashmë është 69 vjeçe, është gjendur në Teksas pas disa dekadave qëkur kishte ikur nga shtëpia me arsyetimin se është e re për të qenë nënë.
Ajo në Teksas kishte filluar jetën me një identitet tjetër. Në një moment, kur Policia ishte duke e hetuar rastin e saj, i bëri presion që të tregojë identitetin e vërtet.
Ajo është zhdukur që nga viti 1974, kur kishte sjell në jetë tre fëmijët e saj. Kërkimi i saj është bërë pasi vajza e saj e vogël kishte dëshiruar që ta takojë. /KosovaPress/