Site icon Telegrafi

Gjendet në Australi anija amerikane e fundosur nga japonezët

Në fund të Detit Koral, janë gjetur mbetjet e anijes së përmbytur “USS Lexington”, e cila u fundos nga forcat japoneze në Luftën e Dytë Botërore.

Televizioni Australian ABC raporton se rrënojat e anijes amerikane u gjetën rreth 800 kilometra nga bregu Australian në Queensland dhe në një thellësi prej tre kilometrash.

Është kjo anija e marinës së SHBA-ve, e njohur edhe si “Lady Lex”, të cilën e fundosi marina japoneze më 8 maj 1942.

Ekipi që erdhi deri tek anija e fundosur në fund të Detit Koral u financua nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen.

“Ne e kemi për borxh të nderojmë të gjithë njerëzit, të cilët me guxim, përkushtim dhe këmbëngulje i shërbyen vendit tonë”, tha miliarderi amerikan Allan për ABC, përcjell Telegrafi.

Gëzim të posaçëm për gjendjen e anijes përjetoi Komandanti i marinës amerikane në Paqësor, Admirali Harry Harris, babai i të cilit Harry Binkley Harris ishte një nga të mbijetuarit e trupave amerikane nga anija e fundosur “USS Lexington”.

SHBA me qëllim të parandalimit të avancimit japonez në Luftën e Dytë Botërore dërguan anijen USS Lexington në Paqësor. Kjo është aeroplan-mbajtësja amerikane që u fundos nga forcat japoneze me një sulm artilerik ndërsa në anije kishte 216 anëtarë të ekuipazhit amerikan dhe 35 avionë luftarakë amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version