Një person i mitur, ka njoftuar policinë se në pyll ka vërejtur një mjet të dyshimtë shpërthyes.
Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i deminimit “EOD” nga FSK-ja dhe KFOR-i, kanë identifikuar mjetin (bëhet fjalë për një mortajë antitank) të cilën në mënyrë të sigurt e kanë tërhequr.
Rasti ka ndodhur në fshatin Prapashticë të Prishtinës dje rreth orës 15:00. /Telegrafi/