Site icon Telegrafi

Gjendet mjet shpërthyes në arën e një serbi

Një person i nacionalitetit serb ka njoftuar Policinë e Kosovës se derisa ishte duke punuar në arën e tije ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75, me ç’ rast e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur dje në ora 15.45 në Graçanicë, njofton Policia e Ksoovës në raportin e rregullt 24 orësh. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version