Telegrafi

Gjendet mjet i pashpërthyer në Istog

Një person me kombësi serbe ka informuar se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në fshatin Osojan të Istogut.

Siç thuhet në raport, njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i KFOR-it ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident. /Telegrafi/