Site icon Telegrafi

Gjendet i mbytur në kanal 59-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia në Lushnjë

Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është gjendur i mbytur në një kanal në fshatin Plug, Lushnjë.

Trupi i tij u identifikua rreth orës 14:25 të së hënës pa shenja dhune.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Dyshimet paraprake janë për një vdekje nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version