Telegrafi

Gjendet i mbytur 30-vjeçari në liqenin e Farkës në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e Farkës këtë të mërkurë.

Shtetasit me iniciale L.D., nuk i janë gjetur shenja dhune.

Policia thotë se dyshohet të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftim. /Telegrafi/