Në autostradën Shkup-fshati Miladinovci dje në një autobus është gjetur një qese me marihuanë.
Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 11:35 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është lajmëruar se në autostradën Shkup-fshati Miladinovci në një autobus me targa nga Shkupi, që ka qenë duke lëvizur në linjën Shkup-Dordmund, është gjetur një qese me marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Asnjëri prej udhëtarëve që kanë qenë në autobus nuk nuk e kanë marrë përsipër qesen prej marihuane. Nga ana e patrullës policore në stacionin Petrovec është vërtetuar se në qesen prej najloni ka pasur dy kilogram marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së
Nga policia shtojnë se po punohet në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti./Telegrafi/