Telegrafi

Gjendet kutia zezë e aeroplanit që u rrëzua dje në Pakistan

Që nga viti 2012, kjo është tragjedia më e madhe ajrore në Pakistan, ku mbetën të vdekur 97 njerëz që ishin në bord.

Hulumtuesit kanë arritur ta gjejnë kutinë e zezë të këtij aeroplani, ndërsa sigurojnë se janë regjistruar të dhënat e fluturimit dhe të gjitha bisedat që janë zhvilluar në kabinën e pilotit, transmeton Telegrafi.

Pakistan International Airline njoftoi se fluturimi PK-8303 i nisur nga Lahore për në Karachi, ka pësuar aksident rreth orës dhjetë të mëngjesit.

Lexo po ashtu Udhëtari që u nxor i gjallë nga aeroplani i rrëzuar në Pakistan, tregon tmerrin që përjetoi në momentin e përplasjes

Në aeroplan ishin 99 njerëz, përfshirë edhe stafin e aeroplanit, kur ra në një objekt pas dy përpjekjeve që të aterronte në aeroport.

“Kutia e zezë është gjetur gjatë ditës së djeshme, atë e kemi dorëzuar te autoritetet që ta analizojnë”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë ajrore, Abdullah Khan.

Ministri i Shëndetësisë, Meyran Yosuf ka bërë të ditur se 66 trupa po mbahen në një spital, derisa 31 tjetër në një spital tjetër.

Nga ky aksident ajror, dy burra kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. /Telegrafi/