Telegrafi

Gjendet kutia e zezë dhe mbetjet e para të avionit të “EgyptAir” (Foto)

Janë bërë publike sot fotot e para të pjesëve të gjetura nga avioni i rrëzuar. Pjesë të avionit, artikujt të tjerë si veshje janë nxjerrë nga deti, ndërsa hetuesit vazhdojnë kërkimet.

Gjithashtu hetuesit kanë konfirmuar se ka pasur tym në bord, para rrëzimit të avionit të kompanisë “EgyptAir”.

Shkaku i rrëzimit të rrëzimit të avionit, ku mbetën të vrarë 66 persona është ende i paqartë. Mirëpo, informacioni i ri i dalë se në bord ka pasur tym, shton dyshimet se shkak i rrëzimit ka qenë një bombë. Ndërsa zyrtarët egjiptianë vazhdojnë të këmbëngulin se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Mediat egjiptiane pretendojnë se zhytësi kanë gjetur edhe kutitë e zezë pranë vendit të rrëzimit të avionit. Kutia e zezë mund të japë të dhënë të rëndësishme në lidhje me shkaqet që çuan në rënien e avionit që po udhëtonte nga Parisi drejt Kajros.