Derisa po gërmonin në një punishte në Hunan të Kinës, punonjësit kanë hasur në një arkivol, brenda së cilit ndodhet një trup mashkulli i ruajtur shumë mirë.
Arkivoli nga guri gëlqeror dhe dheu kanë bërë që format të mbesin të padëmtuara, megjithëse trupi është i vjetër disa qindra vjet, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet koha në të cilën ka jetuar ky person, por besohet se i përket dinastisë Ming ose Qing.
Arkeologët që nisën studimet intensive, kërkuan të ndalojnë punime ndërtimore, me besimin se në atë hapësirë mund të ketë mbetje të qytetërimit të cilit ai i përkiste.
Meqenëse është i veshur me rrobe luksoze dhe ka afër një flladitëse, mendohet se ka qenë ndonjë udhëheqës i shquar ose person i pasur. /Telegrafi/