Mbrëmë rreth orës 23:40, në Qendrën Klinike në Tetovë, është gjetur kufoma e një mashkulli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kufoma është gjetur nga ana e një të punësuari i qendrorit nga Qendra Klinike, njoftojnë nga policia.
Gjatë hetimit, nga ana e jashtme është vënë re gjak në pjesën e hundës.
Në vendin e ngjarjes është kryer hetimi nga SPB-Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, kufoma është dorëzuar për hetim nga mjeku ligjor. Janë ndërmarrë masat për zbulimin e plotë të rastit. /Telegrafi/