Në ujrat e lumit Pçinja, afër fshatit Vojnik të Kumanovës, është gjetur kufoma e një gruaje, e cila ishte raportuar si e humbur, një muaj më parë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kufoma është hasur nga një kalimtar i rastit, i cili e ka lajmëruar policinë. Hetime janë kryer nga SPB e Kumanovës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion./Telegrafi/