Roy Sawrad kishte mbledhur për më se 50 vite, autografet e personave më të famshëm në Hollywood dhe vende tjera të botës.
Mirëpo, adhuruesi që konsiderohet si gjuetar i autografeve, është ndarë nga jeta në fillim të vitit, pa pasur afër koleksionin e tij, sepse i kishte humbur në rrethana të panjohura, transmeton Telegrafi.
Por, së fundmi është gjetur ky koleksion në një banesë në Londër dhe pritet të del së shpejti në ankand.
Aktorë, këngëtarë, muzikantë, sportistë dhe prezantues, janë disa nga të famshmit të cilëve Sawrad iu kishte marrë nënshkrimet.
Në të njëjtën kohë, ky koleksioni është i vetmi i llojit të tij, meqë ka humbu nga pronari dhe është gjetur vite më vonë në një vend të braktisur.
Pritet që fotografitë me nënshkrimet origjinale të shiten ndaras, duke arritur shuma prej mijëra eurove. /Telegrafi/