Telegrafi

Gjendet kanabis në rrethinën e Tetovës, paraburgoset një 22-vjeçar

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 22-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Hetimet kanë nisur për shkak se më 9 shtator, në vendin e të dyshuarit në fshatin Jazhincë, zyrtarët policorë kanë gjetur 107 degë me gjethe dhe maja në gjendje pjesërisht të freskët nga bima kanabis sativa”.

“Gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata pranoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga Prokuroria.