Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur në shtrat pas 7 vitesh

Policia bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se burri ishte 59-vjeçar dhe i papunësuar në kohën e vdekjes. Ai mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrore më 30 nëntor të vitit 2000, data kur ai mori një letër nga zyra e ndihmës sociale e gjetur në apartamentin e tij, deklaroi policia.

Pranë shtratit të të vdekurit policia gjeti cigare dhe monedha të markës gjermane, që doli jashtë qarkullimit pas futjes së euros në vitin 2002. Apartamenti i burrit ishte në një ndërtesë me zyra dhe apartamente, pjesa më e madhe e të cilave janë bosh.

"Askush nuk ia ndjeu mungesën. Nuk është paraqitur asnjëherë ndonjë lajmërim për një person të humbur", deklaroi policia.

Exit mobile version