Telegrafi

Gjendet i vdekur në liqenin e Klosit

Policia sqaron se 37-vjeçari vuante nga sëmundja e epilepsisë, ndërkohë që po hetohen shkaqet e mbytjes së tij.

Viktima, baba i një fëmije ishte nga fshati Bejn i Matit, transmeton BW.

Policia po heton në dy pista, atë të vetëmbytjes së viktimës, por nuk përjashtohet as ajo e vrasjes së tij. /Telegrafi/