Site icon Telegrafi

Gjendet i djegur një 20 vjeçar

Policia tha se trupi i pajetë i 20 vjeçarit, u gjet i djegur pranë një makine. Trupi i pajetë, i cili u gjet në zonën e liqenit në Tiranë, u identifikua si Urim Trosti, raportoi Ora News.

Trupi i pajetë i të riut u dërgua në morgun e spitalit ku do t`i kryehen edhe ekzaminimet mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/
 

Exit mobile version