Telegrafi

Gjendet granatë dore në Kishnarekë të Drenasit

Një person nga Kishnareka ka raportuar se në një objekt të pabanuar (afër shtëpisë) ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë larguar mjetin e dyshuar granatë dore M59 në mënyrë të sigurt.