Site icon Telegrafi

Gjendet “GPS”-i më i vjetër në botë, i fundosur para 514 viteve

Në ekspeditën tek Omani është gjetur një anije portugeze e fundosur në vitin 1503. Aty është gjetur edhe astrolabi, instrument i navigacionit, më i vjetri i këtij lloji.

Astrolabi që detarët e kishin përdorur për të matur pozitën e tyre gjatë udhëtimeve, është gjetur në anijen Esmeralda, e cila ishte fundosur në Oqeanin Indian. Në tragjedi kishte humbur jetën gjithë ekuipazhi, përfshirë kapitenin që ishte daja i të famshmit Vasco de Gama.

Besohet se astrolabi është krijuar ndërmjet viteve 1495-1500. /Telegrafi/

Exit mobile version