Lajmi është njoftuar nga një grup arkeologësh, gjatë një interviste për gazetën “Shkenca e Arkeologjisë”, në të cilën kanë deklaruar se si eshtëra ashtu edhe piktura i përkasin periudhës së mbi 13 mijë vjetëve më parë.
“Është një gjë e rrallë. Ne nuk kemi gjetur asgjë të tillë më parë në veri të Amerikës”, – është shprehur arkeologu Dennis Standford për gazetën shkencore. Sipas tij, vetë fakti që kjo pikturë është gdhendur në shpellë, do të thotë se mamuthi ka patur shumë rëndësi për ta. “Me siguri që këtë njerëz i gjuanin mamuthët”, -thotë Standford.
Eshtëra e fundit që ishte gjetur në Amerikën e Veriut ishte ajo e zbuluar në Meksikë në vitin 1959. /Telegrafi/