Site icon Telegrafi

Gjendet furgoni i vjedhur 35 vjet më parë

Doganierët e kanë gjetur furgonin e vitit 1965, kur kishin kontrolluar makinat që ishin nisur për Holandë, bën të ditur “Spokesman-Rewiew”.

Ata i kishin vërtetuar targat e furgonit, dhe kishin ardhur në përfundim se bëhej fjalë për furgonin e vjedhur.

Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se, furgoni ishte vjedhur më 12 qershor të vitit 1974, në qytetin Spokane të shtetit Washington – gjatë një panairi ndërkombëtar.

Forguni i gjetur nuk i është kthyer pronarit, pasi për herë të fundit ka qenë i regjistruar ne emër të një kompanie për riparimin e veturave. Kështu, ai tashmë i takon kompanisë së auto-sigurimeve Allstate, e cila ia kishte paguar dëmshpërblimin asaj kompanie, pronë e së cilës ishte furgoni.

Siç raportojnë mediat amerikane, furgoni është në gjendje shumë të mirë, dhe tash pritet të shitet në aksion, ku mund të arrijë vlerën rreth 27.000 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version