Telegrafi

Gjendet ferizajasi që u zhduk, pasi humbi 10 mijë euro në bixhoz

Foto: Ilustrim

Një burrë i cili është raportuar i zhdukur të enjten nga familjarët e tij, në Ferizaj, është gjetur dje nga Policia e Kosovës.

Pas marrjes në pyetje të tij për shkaqet e largimit nga shtëpia, bëhet e ditur se burri ishte larguar me qëllim pasi që kishte humbur 10 mijë euro në lojëra të fatit dhe kishte pasur frikë të tregonte për rastin.

“Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë”, thuhet në raportin Policisë së Kosovës. /Telegrafi/