Policia e Kosovës ka arrestuar një person shqiptar por me shtetësi të huaj pasi që në valixhen e tij është gjetur një elektroshok.
I dyshuari është arrestuar në Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku kishte ndërmend të udhëtonte jashtë Kosovës.
I dyshuari është dorëzuar stacionit policor Lipjan. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.