Site icon Telegrafi

Gjendet edhe një bombë në Bruksel

Policia belge ka gjetur një bombë dhe një flamur të Shtetit Islamik gjatë një bastisje në distriktin Schaebeek të Brukselit, raporton televizion publik VRT.

Kryeministri belg, Charles Michel, ka thënë se policia është duke kryer bastisje të shumta pas sulmeve në aeroportin e Brukselit dhe në një metro, gjatë të cilave humbën jetën 34 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Duket se paniku që u përpoqën terroristët të krijonin në rrjetet sociale për bomba të tjera, nuk kanë qenë edhe aq i rrejshëm.

Exit mobile version