Telegrafi

Gjendet e vdekur një vajzë në “City Mall” në Shkup

Foto: Ilustrim

Një vajzë e moshës prej 25 deri 30 vjeçare, gjatë ditës së djeshme e gjetur e vdekur në toaletet e qendrës tregtare “City Mall” në Shkup.

Sipas informacioneve të para, arsye për vdekjen e saj ka qenë mbidoza e dogës. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB konfirmuan rastin, por nuk zbuluan detaje tjera./Telegrafi/