Site icon Telegrafi

Gjendet e vdekur një studente në Tiranë

Një studente ka ndërruar jetë në apartamentin ku jetonte me qira në Tiranë. 19-vjeçarja ishte në shkollën e lartë për mjekësi.

“Studentja Mersina H. ka ndërruar jetë rreth orës 01:00, në një banesë në rrugë ‘Osman Myderizi’”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaqet e vdekjes janë natyrale, pasi vajza kishte vuajtur nge anemia, shkruan Shekulli.

Policia ka bërë të ditur se kufoma është dërguar në morg për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version