Një grua 74-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në fshatin Beli të Koçanit, ku jetonte me djalin e saj.
Sipas informacioneve, djali M.R. (53) është ndaluar, kurse te e ndjera V.R. janë gjetur gjurmë dhune.
Më datë 23.11.2023, zyrtarë policorë nga DPB Koçan, kanë ndaluar M.R.(53) nga Koçani. Përkatësisht rreth orës 09:30 në DPB Koçani është raportuar se V.R.(74) është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në fshatin Beli të Koçanit, ku jetonte me djalin e saj M.R.(53).
Më pas, gjatë kontrollit të trupit të të ndjerës nga një mjek i Urgjencës Mjekësore, janë konstatuar gjurmë dhune.
Në koordinim me prokurorin publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës./Telegrafi/