Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Aerodrom.
“Dje në ora 17:40 në Stacionin Policor Aerodrom është raportuar se S.K.(53) nga Shkupi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në zonën e komunës së Aerodromit.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/