Telegrafi

Gjendet e vdekur një femër në Prishtinë, policia jep detajet

Foto: Ilustrim

Sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë është gjetur një person i vdekur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, tregon Ahmeti. /Telegrafi/