Ish-e dashura e Floyd Mayweather, Josie Harris u gjet e vdekur në një veturë në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Mayweather dhe Harris patën tre fëmijë së bashku dhe kampioni i boksit u dënua për sulm ndaj saj në një incident të vitit 2010, duke shërbyer kohë pas hekurave për këtë rast.
Burime të zbatimit të ligjit i thanë TMZ-së se ajo u gjet pa shenja jete në veturën e saj të hënën natën, në shtëpinë e saj në Valencia, shkruan The Sun.
Ajo u shqiptua e vdekur në vendin e ngjarjes.
Hetuesit nuk po e trajtojnë vdekjen e saj si një vetëvrasje, sipas TMZ.
Mayweather shërbeu dy muaj pas hekurave pasi u dënua për sulmimin ndaj Harris në vitin 2010.
Ajo tha në vitin 2014 se pësoi abuzim fizik nga kampioni i boksit në “gjashtë raste”, sipas USA Today.
Ajo tha gjatë intervistës se ishte e lumtur që nuk ka pse ta shohë Mayweatherin shpesh.
“[Do të thotë] Unë nuk kam pse të marr një Xanax (ilaç qetësues për ankthin) para se të vijë, përndryshe do të jem duke djersitur”, i tha ajo USA Today në vitin 2014, referuar faktit që do të qëndronte tashmë larg nga boksieri.
“Për disa arsye unë akoma shqetësohem kur e di se ai është në rrugën e tij”, kishte thënë ajo.
“Unë nuk kam asnjë ide pse, por unë me të vërtetë mërzitem kur e di se duhet të jem rreth tij”, thoshte e ndjera Josie Harris.
Mayweather mohoi akuzat në një intervistë përball gazetares Katie Couric.
“A e frenova një grua që ishte nën ndikimin e drogës”, i tha ai gazetares, sipas TMZ.
“Po, unë bëra. Kështu që nëse ata thonë se kjo është dhuna në familje, atëherë, ju e dini se çfarë? Unë jam fajtor. Unë jam fajtor për kufizimin e dikujt”, ishte shprehur boksieri.
Çifti ishin bashkë me njëri-tjetrin që nga viti 1995 deri në 2010.
43-vjeçari Mayweather fitoi 15 tituj kryesorë në botë gjatë karrierës së tij dhe u emërua “Luftëtari i Dekadës” për vitet 2000-2010 nga Shoqata e Shkrimtarëve të Boksit të Amerikës.
Shumë besojnë se ai është boksieri mbrojtës më i mirë në histori dhe një nga gjuajtësit më të saktë. /Telegrafi/