Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në pyllin e fshatit Mjekës. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).
Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes./abc/