Telegrafi

Gjendet e vdekur Adelajda, banorja e famshme e Big Brother

Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.

Burime spitalore konfirmuan për DITA se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët.

Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Adelajda, e cila u bë e famshme për shkak të thyerjes së tabuve të kohës, aktualisht punonte në kanalin televiziv “Fax”.

Familjarë të Adelajdes sot në mëngjes në morg

Policia tha se 31-vjeçarja pa jetë është gjetur nga shoqja e saj e ngushtë në banesë.

Adelajda mbahet mend për tabunë që theu duke lënë Kavajën dhe të fejuarin e saj.

Ish-mësuesja asokohe 23 vjeçare hyri në Big Brother se donte të ndryshonte jetën e saj dhe nuk donte të jetonte në Kavajë.

Ka qenë një nga personazhet më të dashura për publikun, në kohën kur reality të tilla si BB nuk ishin ato që janë sot.