Një 80-vjeçare është gjetur e vdekur këtë të diel në mëngjes në banesën e saj.
Ka qenë shërbyesja që punonte në banesën e çiftit të të moshuarve, që gjeti trupin e pajetë dhe me shenja dhune rreth orës 06:30.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se e moshuara është goditur me shkop druri, nga bashkëshorti i saj në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, i cili edhe më parë është proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”./tch/