Një shtetase ende e paidentifikuar është gjetur e mbytur në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.
Dyshohet se shtetasja është mbytur aksidentalisht në det.
Njoftimi i Policisë:
‘Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.’- njofton policia.