Tian Krasniqi, dyvjecar i cili është raportuar sot se kishte humbur gjatë ditës së djeshme, është gjendur në mal.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur xhaxhai i tij, Nexhat Krasniqi.
Krasniqi tha se djali është në gjendje shumë të mirë shëndëtesore.
“Është gjendur në mal para 10 minutave. Është shumë mirë me shëndet”, ka thënë ai. /Telegrafi/