Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në zonën e Fokidës, Greqi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës ndërkohë forca të shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vendngjarje.
Sipas raportimeve nga mediat greke, përcjell Shekulli, bëhet e ditur se makina është e tipit Peugeot dhe dyshohet se është në pronësi të një 60-vjeçari nga Amfisa, një ish-zyrtar i burgut.
Ndërsa ende nuk është konstatuar nëse shoferi është i njëjti person që u gjet i djegur.
Policia po heton për të identifikuar viktimën e djegur në makinë gjithashtu për të zbardhur ngjarjen e plotë.