Policia raporton se dje në fshatin Begracë të Kaçanikut janë gjetur 25 granata dore, 11 mina anti-këmbësorike, 3 detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës.
Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese.
Ndërsa sot pas vazhdimit të gërmimit në të njëjtin vend, njësitet e Policisë dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me fishekë të kalibrit 14,7 mm, gjithsej 20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale.