Telegrafi

Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore, afro 55 mijë njerëz evakuohen nga shtëpitë (Foto)

Në Augsburger të Gjermanisë, afro 55 mijë njerëz është dashur të largohen nga shtëpitë, pasi është gjetur një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

Bomba me peshë 1.8 ton, që i përket Forcave Ajrore Britanike, e gjetur në një vend ku po ndërtohej, ka detyruar që të bëhet evakuimi i shtëpive, përfshirë edhe spitalin e qytetit, transmeton Telegrafi.

Në ndihmë të qytetarëve kanë dalë afro 900 policë, të cilët kanë bartur të moshuarit, si dhe pacientët i kanë dërguar në një spital tjetër.

Banorët e larguar nga 32 mijë shtëpi, që kapin një rreze prej 1.6 kilometrash, janë vendosur në salla sporti, shkolla dhe qendra për ekspozita artistike.

Kjo bombë është më e madhja që është lëshuar nga britanikët, ndërsa ky është evakuimi më i madh që ka ndodhur në Gjermani, që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/