Telegrafi

Gjendet automjeti i konsullatës saudite në Stamboll

Një makinë që i përket Konsullatës saudite në Stamboll u gjet në lagjen Sultangazi të Stambollit, njoftoi sot NTV dhe mediat e tjera lokale.

Makina do të kontrollohet nga policia turke, raporton Reuters.

Autoritetet turke dhe saudite hetojnë zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi hyri në Konsullatën saudite më 2 tetor.

Zyrtarët sauditë pranuan të shtunën se gazetari i Washington Post-it u vra në konsullatë. /kp/Telegrafi/