Një automatik është gjetur mesditën e kësaj të marte në një banesë në qytetin e Shkodrës.
Policia dyshon se automatiku mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, për rrjedhojë ai është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur edhe municion luftarak.
Për këtë ngjarje, uniformat blu kanë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës, një të moshuar që u gjet në banesë në momentin e kontrollit. /Telegrafi/