Cristiano Ronaldo tashmë do t duhet të paraqiten në një gjykatë amerikane pasi gjatë javës së ardhshme do ta ketë lëndën për të cilën po përballet me akuza për dhunim seksual të një vajze gjatë qëndrimit në SHBA.
Sulmuesi i Juventusit kundërshton me forcë pretendimet se kreu marrëdhënie intime përkundër mos dëshirës s ish-modeles, Kathryn Mayorga, dhjetë vjet më parë në një hotel në Las Vegas.
Avokatët e bukuroshes 35-vjeçare nisën të kërkonin adresën e saktë të yllit portugez për t’i dorëzuar lëndën, kur policia amerikane rihapi rastin.
Ekipi ligjor i Ronaldos ka qenë duke u përpjekur të heqë dorë nga rasti – gjersa gazetat shkruajnë se të afërmit e lojtarit nuk kanë pranuar ta ndihmojnë gjyqësorin të gjejnë adresën e saktë të CR7.
Avokatët që përfaqësojnë ish-mësimdhënëses pritet të dërgojnë dokumentin e thirrjeve gjyqësore në javët e ardhshme sapo të përkthehet në gjuhën portugeze.
Ndryshe, ajo pretendon se ylli e përdhunoi në një suitë luksoze gjersa raportohet se portugezi ia ka blerë heshtjen 330 mijë euro, të cilën gjë e ka mohuar Ronaldo. /Telegrafi/