Telegrafi

Gjenden trupat e ushtarëve të zhdukur në vërshimet e Teksasit

Trupat e katër ushtarëve të zhdukur amerikanë janë nxjerr pasi automjeti u rrokullis duke e kaluar një lum të vërshuar në Fort Hood, Teksas.

BBC shkruan se gjetja e trupave e sjell numrin e përgjithshëm e të vdekurve në këtë aksident në nëntë, transmeton Gazeta Express.

Tre ushtarë janë gjetur të vdekur pak qaste pas incidentit dhe dy trupa të tjerë u nxjerrën të enjten në mbrëmje.

Zyrtarët e Foot Hood kanë thënë se automjeti 2.5 tonë ishte duke kryer një ushtrim rutinor kur u mor nga vala e madhe e vërshimeve.