Policia në Kanada ka gjetur trupat e katër personave – në mesin e tyre një foshnje – në një fushë me dëborë pranë kufirit me SHBA-në.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, grupi vdiq nga ekpozimi i ftohtit me temperaturat minus 35 gradë Celsius; me të ftohtin e erës, thonë zyrtarët.
Trupat u gjetën të mërkurën pranë Emerson, Manitoba. Siç bëhet e ditur, përveç foshnjes, tre të tjerë ishin një burrë, një grua dhe një djalë adolshent.
Zyrtarët amerikanë thonë se viktimat besohet të jenë një familje nga India. Ata mendohet se po tentonin të kalonin në SHBA.
Ndihmës Komisionerja e “Manitoba Royal Canadian Mounted Police” (RCMP), Jane MacLatchy e ndau lajmin në një konferencë shtypi të enjten.
“Ajo që do të ndaj do të jetë e vështirë për shumë njerëz”, deklaroi ajo. /Telegrafi/