Site icon Telegrafi

Gjenden tre nga vajzat e larguara nga rehabilitimi

Zbulimi erdhi në saje të një pune intensive, kërkimore nga ana e strukturave policore, ndërsa tri vajzat, dy motra nga Lezha dhe vajza nga Burreli, janë gjendur në dy pika të ndryshme.

Dy motrat nga Lezha janë gjendur në Laprakë, ndërsa vajza nga Burreli është gjetur në një banesë në zonën e Bathores, e strehuar rastësisht nga një familje.

Për 15-vjeçaren K.F. nga Burreli, bëhet e ditur se ishte mbajtur në Bathore nga një familje që sipas policisë, e kishte gjetur orëve të vona të së nesërmes së largimit nga Qendra, afër shtëpisë ku banonin.

Vajzat janë marrë nga policia dhe tashmë, më në fund është sektori i anti-trafiqeve në policinë e Tiranës që ka nisur edhe punën për zbulimin dhe dokumentimin e historive të tyre familjare, që i ka detyruar ato të largohen nga prindërit.

Denoncimi i zhdukjes pa gjurmë nga Qendra e Rehabilitimit të pesë vajzave u krye gati një javë më parë, disa orë pas largimit të tyre, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version