Site icon Telegrafi

Gjenden të vdekura dy motra në Tiranë

Foto: Arkiv

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir që si fillim u raportua si plagosje me armë zjarri.

Top Channel mëson se nga ngjarja dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, kanë ndërruar jetë.

Policia thotë se autor i dyshuar është i dashuri i një prej motrave, Përparim Ademi, i cili gjatë një konflikti të çastit i ka qëlluar për vdekje.

“Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59-vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Exit mobile version