Telegrafi

Gjenden të vdekur vëllezërit binjakë nga seriali “My Big Fat Gypsy Wedding”, dyshohet për vetëvrasje të dyfishtë

Billy dhe Joe Smith (Foto: Channel 4)

Yjet e serialit “My Big Fat Gypsy Wedding”, vëllezërit binjakë Billy dhe Joe Smith, janë gjetur të vdekur në Kent të Anglisë.

Nga policia kanë thënë se vdekjet nuk po trajtohen si të dyshimta, ndërsa në një faqe të hapur për t’i nderuar ata, është hedhur dyshimi se kanë bërë vetëvrasje.,

Dy vëllezërit ishin bërë të njohur për publikun me pjesëmarrjen tyre në serialin e Channel 4, “My Big Fat Gypsy Wedding”.

Paddy Doherty, ylli kryesor i serialit, ka shkruar: “Dy vëllezër binjakë, dy djem të pashë, Zoti i prehtë shpirtrat e tyre”.

Policia ishte thirrur në vendin e ngjarjes të shtunën paradite, pasi ishin gjetur kufomat e dy meshkujve në Dibden Lane të qytetit Sevenoaks në qarkun e Kentit.

The Sun bën të ditur se vendi ku janë gjetur dy 32-vjeçarët nuk ka qenë i frekuentuar. /Telegrafi/