Site icon Telegrafi

Gjenden rrënojat e aeroplanit me 120 persona që u zhduk në Mianmar

Autoritetet në Mianmar kanë gjetur mbetjet e aeroplanit ushtarak që u zhduk dje me 120 persona në bord. Ushtria tha se rrënojat e avionit u gjetën në detin Andaman.

Në aeroplanin ushtarak, një transporter Y-8 i prodhuar në Kinë, udhëtonin 14 anëtarë të ekuipazhit dhe 106 ushtarakë dhe anëtarë të familjeve të tyre, përfshirë edhe fëmijët.

Aeroplani po fluturonte nga Myeik në Yango dhe mbetjet u gjetën në det pranë qytetit bregdetar Dawei.

Sipas një njoftimi të ushtrisë në faqen e saj në Facebook, mëngjesin e sotëm u gjetën trupat e një burri, gruaje dhe fëmije si dhe valixhe e sende personale të personave që ndodheshin në bord, njofton BBC.

Pjesa kryesore e trupit të avionit ende nuk është gjetur./tvklan.al

Exit mobile version