Site icon Telegrafi

Gjenden prova për vrasjen e gazetarit saudit

Një zyrtar i lartë i policisë turke tha për Associated Press, se policia gjeti “prova të caktuara” se gazetari saudit Jamal Kashoggi u vra në një konsullatë saudite në Stamboll.

Zyrtari, i cili donte të mbetet anonim, nuk dha detaje të provave të gjetura gjatë një kërkimi afatgjatë nga konsullata, e cila zgjati deri në fillim të mëngjesit, të kryer nga hetuesit turq me homologët sauditë.

Zyrtarët turq thonë se agjentët sauditë kanë vrarë dhe shkatërruar trupin e Kashogy në Konsullatën Saudite më 2 tetor.

Arabia Saudite deri më tani ka mohuar pretendime të tilla, por media amerikane njoftoi dje se Riadi ka shumë gjasa të pranojë se Kashogi u vra në konsullatë.

Mediat amerikane shkruajnë se Kashogi u vra gjatë marrjes në pyetje. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version