Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se gjatë punimeve për ndërtimin e Unazës Verilindore të Tiranës u gjetën disa predha.
Sipas ARRSH, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës.
Priten sqarime të mëtejshme për origjinën e mjeteve luftarake të gjetura dhe pse ndodheshin në rrethinat e Tiranës. /Telegrafi/